Ballina Kronika Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në...

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

32
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në kokë.

Raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Klevis Alilaj nga Tirana. Ky i fundit është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia.

26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.