Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në SYRI TV, ka reaguar në lidhje me disa mesazhe që janë bërë publike sot, që sipas tij, janë dorë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Këlliçi akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Erion Veliajn, se qëndrojnë pas një fushate mediatike të orkestruar kundër tij, të cilën ai e cilësoi si ‘dorë e pushtetit në hall’.
Duke komentuar publikimet e fundit në media, Këlliçi u shpreh se sulmet janë të motivuara nga rezoluta e IDU-së e miratuar në Uashington, ku, sipas tij, Shqipëria përshkruhet si ‘narko-shtet’ nga Partia Republikane Amerikane dhe organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë IDU.
Ai akuzoi gjithashtu një media të njohur televizive se është financuar dhe mbajtur në këmbë nga qeveria përmes favoreve me truall publik dhe tenderave, ndërsa ftoi botuesin Carlo Bollino të paraqitet në gjyq ‘dhe të mos fshihet’.
Këlliçi u shpreh se, ditën e nesërme do të ketë një padi të re në SPAK që lidhet me skandalet e qeverisë së Edi Ramës, Belinda Ballukut, ministrave dhe drejtorëve të tjerë të pushteti.
‘Carlo Bollino, që e dini fare mirë edhe hallin e Carlos, edhe ku paguhet Carlo, ku e ka televizionin Carlo. Carlon unë e ftoj meqë jam në emision këtu te ju sot, e ftoj që nesër paradite të vijë në gjyq dhe të paraqitet në gjyq dhe të mos fshihet. Dhe i rikujtoj dhe njëherë qytetarëve që janë pikërisht këto media, kjo media e ngritur mbi një truall, i cili është falur nga familja Begeja dhe jo vetëm dhe familje të tjera tiranase, qytetarëve të Tiranës për t’u ndërtuar një shkollë aty për njësinë shtatë, për 70.000 banorë që nuk e kanë një shkollë, dhe këtë truall ta merr Edi Rama mbasi vjen në pushtet me 1 euro ja jep leçjanit me qira dhe me paratë që i jep përmes tenderave përmes AKSHI-t, oborrit të tij privat të milionave të eurove dhe korrupsionit, sigurisht ushqen këtë media për të patur këtë propagandë dhe për të goditur në mënyrë të përditshme këdo që denoncon korrupsionin në vend.
Madje do them dhe një detaj tjetër për t’ia kujtuar qytetarëve, që të bëhet ky televizioni, janë dhënë dhe nja 2 milionë euro nga paratë tona, si qytetarë, nga taksat tona, për të shpronësuar pronarët aty, që ta kuptojmë. Pra, shpronësohen pronarët me paratë e qytetarëve dhe i jepet me 1 euro.
Është periudha e pandemisë. Dhe në fakt është dy ditë pasi unë jam arrestuar teksa protestoja për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Dy ditë në mos gaboj pas shembjes së teatrit kombëtar dhe unë s’e kuptoj për çfarë lidhet me protesta.
Mund të luash edhe periudhë pandemie, mund të koordinohesh edhe me hy online me luajt tavëll, apo me luajt me letra. Pra është qesharake.
Jo, në datë 19 unë kam dalë nga komisariati të nesërmen, se kam dalë në datë 18. Kam qenë i arrestuar. Por është kaq qesharake. Një minutë të them thelbin. Pra, ka gjashtë muaj që thuhet që unë kam qenë në komunikime permanente me Evis Berberi. Ka gjashtë muaj që thuhet që unë kërkoja para dhe merrja para për molotovët.
Ka 6 muaj që thuhet që mua më jepeshin direktiva si të organizoheshin protestat, duhet të mblidhja njerëz, më jepeshin para për të organizuar protestën para Bashkisë Tiranë, e cila në fakt kishte ndodhur dhe unë e demontova herën e parë me reagimin tim publik, se ishte një vetëasgjësim logjik i atyre që kishin ngritur edhe akuzën e parë, duket që është e njëjta dorë, që është sigurisht Erion Veliaj nga qelia e Durrësit, apo janë shokët e Erion Veliajt nga qelia e Fierit, apo është motra e Erion Veliajt që pritet shumë shpejt Belinda Balluku t’i bashkohet në qeli Erionit, apo është babai i të dyve, mentori i të dyve, Edi Rama, edhe i Veliajt, edhe i Belës, që i ka këto gjëra.
Pra, edhe i Lalit edhe i Belës ka një mentor, Edi Ramën, që sot është në hall. Po ai është në hall për një arsye tjetër, për shkak të kësaj vizitës në Amerikë, që do kemi kohë që të ndalemi pak. Dhe për shkak të nja dy gjërave që janë thënë në Amerikë dhe në këtë rezolutën që unë kam marrë me vete. Se Shqipëria sot zyrtarisht paraqitet një narko-shtet, një regjim narko-autoritar nga Partia Republikane Amerikane dhe nga organizata më e madhe e qendrës së djathtë në botë, që është IDU-ja. Këtu është halli i vërtetë, që ta kuptojmë. Por e gjithë kjo tentativë e 2020-ës, që s’ka asnjë lidhje, as komunikim për as edhe një detaj në raport qoftë me protesta, qoftë me organizime, zero.
Unë do të ftoja, për hir të transparencës, këdo që disponon apo që mendon se ka komunikime apo që gjen qoftë një presje timen me Evis Berberin, a me këdo zyrtar të shtetit që më implikon mua në një çështje politike, ta nxjerrin, ta bëjnë publike. Por këto metoda për të krijuar spin-off-e, për të hequr vëmendjen nga skandali i radhës,
Për të hequr vëmendjen nga debati Rama-Balluku, nga vjedhja e 50 milionë eurove te tuneli i Llogarasë, sigurisht nxjerrin zbuluar ata që janë sot në hall të madh, që sigurisht është Erion Veliaj, është Belinda Balluku dhe është Edi Rama. Dhe janë po mediat e tyre.
Këtë pa diskutim, këtu është dora e Erion Veliajt, pa diskutim, është dora e Erion Veliajt dhe është media personale e Erion Veliajt. Është media që unë kam nxjerrë dokumente, se duhet t’i kuptojnë t’i thërrasim pak kujtesës.
Është kjo media të cilës unë i kam nxjerrë faturat që merrte nga inceneratori i Tiranës në sallën e parlamentit, kur kam qenë deputet. Është kjo media që është ushqyer dhe që janë në proces dhe që e ftoj nesër të vijë në gjyq, të përballet në gjyq.
Ka kallëzim, po patjetër, ka kallëzim me shkrim të regjistruar nga SPAK-u, të regjistruar në regjistrin e veprave penale, por pa autor, por të regjistruar, dhe është kallëzimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kjo që ju them unë, dhe kallëzimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së. Pra, unë e kam bërë detyrën si qytetar.
Megjithatë, një mesazh të qartë e kam. Nëse mendon Carlo, apo Erion Veliaj, apo Belinda Balluku, apo tutori i të dyve, Edi Rama, se mund të më shantazhojnë mua me këto fake news-e, dhe ta ndajnë mendjen për fake news-et. Kur organizoja unë protesta me porosi të tyre, në 2024-ën, në 2023-shin, 2022-shin, apo tani na dolin në 2020-ën? Këta e kanë të kotë, mua më kanë përballë. Unë po përgatis një kallëzim të ri, këtë herë rast të drejtuar drejtpërdrejt tek Edi Rama, për të gjitha vjedhjet dhe abuzimet. Këtë radhë do të ndalohemi një çikë edhe te pronat publike të këtij vendi.
Kallëzim i ri që në momentin që do ta depozitoj do vij këtu dhe do jua paraqes edhe juve. Por, nëse mendojnë që dhe këto zëra që dalin me fakte, me prova, me dokumenta dhe i faktojnë katërcipërisht qytetarëve vjedhjen që i ndodh përditë taksave të tyre, do mundohen t’i shantazhojnë me këto forma, përkundrazi më motivojnë.
Nga nesër, unë do të kem kallëzimet e reja, do të kem provat e reja dhe faktet e reja për hajdutërinë e Edi Ramës, për hajdutërinë e Belinda Ballukut dhe për hajdutërinë e zyrtarëve të tjerë të lidhur ngushtësisht me Edi Ramën në raport me pronat dhe paratë e qytetarëve shqiptarë.
Unë këtë detyrë kam, këtë zanat kam zgjedhur të bëj në jetën time. E marr parasysh që këto sulme, sulme të tilla do të vijnë, por nuk më stepen aspak. Pastaj, mendjet e tyre të sëmura, që mund të prodhojnë spinoffe të tilla, fake neëse të tilla, që mundet të hedhin baltë në mënyrë të përditshme ndaj kujtdo që ngre zërin, unë i kam marrë parasysh dhe këto’, tha deputeti Belind Këlliçi







