Ballina Politika 35 vite pluralizëm, Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket...

35 vite pluralizëm, Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte

5
0

Tridhjetë e pesë vite pas fillimit të pluralizmit, zërat e atyre që përjetuan nga afër ditët e para të ndryshimeve politike sjellin rrëfime të reja mbi pasiguritë dhe dilemat e asaj kohe. Publicisti Frrok Çupi rikthen kujtimet nga 20 shkurti 1991, momenti kur ra monumenti i diktatorit dhe kur, sipas tij, në kryesinë e Partisë Demokratike mbizotëronte frika dhe pasiguria.

Ai tregon se Sali Berisha, në ato orë tensioni, shprehu bindjen se “Partia Demokratike vdiq sonte” dhe kërkoi që të përgatitej një qëndrim zyrtar për t’i kërkuar ndjesë presidentit të asaj kohe. Çupi rrëfen se atmosfera në redaksi u trondit, ndërsa kërkonte shkrime kundër komunizmit, në një moment kur drejtuesit e PD-së, sipas tij, mendonin se duhej nisur një parti “më e butë”.

“Në momentin që unë po vija nga Qyteti Studenti nga greva në shesh, atje sapo ra monumenti. Shkoi ora 18:00, rënia e monumentit dhe nga ora 18:00 në ‘Rrugën e Kavajës’, Berisha bëhet i qetë, bëhet konstruktiv dhe thotë ‘shikoni të dashur, ne duhet që t’i kërkojmë ndjesë Presidentit për këtë që ndodhi dhe kjo që ndodhi, nuk duhet të ndodhte nga ne’. ‘Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte, kush mbetet pas shkuar në burg, ndoshta takohemi dhe mblidhemi prap. Ti Frrok shko te Namiku dhe bëje gazetën gati për nesër si Zëri i Popullit, që t’i kërkojmë ndjesë Presidentit’. “Çfarë”, i thashë unë edhe ika. Në atë kohë ishte marrë vesh në redaksi se çfarë ishte thënë në parti dhe ishin shqetësuar. Mbledh gazetarët dhe u thashë që ‘keni gjë shkrime të forta në sirtar kundër komunizmit?’, ata u çuditën. Atë natë Partia Demokratike nga vetë kryesimi i saj është konsideruar e vdekur dhe duhet që të riniste një parti shumë më e butë”, tha Çupi.