Një inspektor i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës përfundoi në pranga pasi kërcënoi drejtorin e tij.
“D.H., banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D.H., në lidhje me një akt konstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M.L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit)”, njoftoi policia.
Ndërkohë për M.L., 33 vjeç, po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi ka kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.







