Ballina Politika Gazetari Poli Hoxha ngre alarmin, zbulon “frontin” e kriminelëve dhe politikanëve që...

Gazetari Poli Hoxha ngre alarmin, zbulon “frontin” e kriminelëve dhe politikanëve që po sfidojnë drejtësinë

0
37

Gazetari Poli Hoxha ka deklaruar se në Shqipëri është krijuar prej kohësh një “front i gjerë politik dhe i krimit të organizuar”, i cili sipas tij po tenton të sfidojë hapur drejtësinë dhe institucionet e posaçme. Në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN ai theksoi se ndërkombëtarët kanë shprehur mbështetje të fortë për institucionet e reja të drejtësisë.

“Dje u shfaq dhe në mënyrë fizike që ka patur një front të madh të krijuar në Shqipëri, politik, krimi i organizuar që është mbrapa të gjithave, media e të tjerë dhe një front tjetër kundra SPAK-ut dhe GKK-së një front i hapur në analizë t ky front ky front që është në kuptimin se mbron interesat e veta, është në konflikt interesi me SPAK-un edhe me GJKKO. Deklaratat e fundit e panë të rreshtuar këtë alarm të kësaj beteje me përfaqësim diplomatik në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”.

Sipas Hoxhës, deklaratat e fundit të kreut të SPAK, Altin Dumani, si dhe qëndrimet e partnerëve të huaj, veçanërisht SHBA-së, Gjermanisë, BE-së dhe Britanisë së Madhe, tregojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kthyer në prioritet gjeostrategjik. Ai vuri në dukje se zyrtarë të lartë perëndimorë kanë zgjedhur të takojnë drejtues të SPAK-ut, duke mos mbajtur takime të drejtpërdrejta me politikën shqiptare.

Në këtë sfond, Hoxha tha se zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK-ut është një sinjal se fokusi ndërkombëtar mbetet te korrupsioni në nivele të larta. Ai paralajmëroi se beteja do të ashpërsohet, sidomos nëse çështjet penale që prekin politikën përfundojnë në parlament për heqjen e imunitetit, çka mund të krijojë një përplasje institucionale “finale” mes drejtësisë dhe politikës.

Po kështu edhe gazetari Ervin Koçi theksoi se “në tre katër muajt e fundit çdo takim që bëhej me zyrtarët, zyrtarët e lartë amerikanë me përfaqësues të SPAK-ut ishte gjithmonë zyra 309, zyra e zotit Klodian Brau që dilte dhe në fotografitë publike gjatë takimit”.

Sipas tij mesazhi kryesor i ndërkombëtarëve është mbështetja për drejtimin e seksionit kundër korrupsionit në SPAK, duke sinjalizuar se fokusi duhet të jetë te korrupsioni në nivelet më të larta.

“Mesazhi më i fortë është që ne po mbështesim drejtuesit e seksionit kundër korrupsionit në prokurorinë e posaçme, jo drejtuesit e seksionit kundër krimit të organizuar. Pra vetë ndërkombëtarët duan që të përqëndrohet veprimtaria e SPAK-ut kryesisht te korrupsioni në nivele të larta. Zoti Braho gjithashtu ka çështje ë themi shumë të rëndësishme që po heton, që përbëjnë dhe ish- funksionarë të lartë politik të vendit dhe si të tillë duket si edhe mesazhi ndërkombëtar është që ne duam që veprimtaria e SPAK-u të përqëndrohet te korrupsioni në nivele të larta. Do ta shohim pas datës 19 ku bashkëpunimi i zotit Braho, do të vijojë sigurisht edhe me prokurorët e tjerë dhe vlen theksohet zoti Braho ka qenë krahu i djathtë i zotit Dumani dhe duket se dyshja do të vijojë sërish thjesht do të ndryshohen pozicionet njëri drejtues, tjetri do të jetë krahu i djathtë zonit Dumani duket se do shkojë në habitatin e tij natyral që është lufta kundër krimit të organizuar”.