Ballina Politika Evi Kokalari: Ç’na tregon lufta mes “strategut” të Hasit dhe “katunarit” të...

Evi Kokalari: Ç’na tregon lufta mes “strategut” të Hasit dhe “katunarit” të Maliqit

40
0

Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, pas lëvizjes së Ervin Salianjit dhe sulmet ndaj këtij të fundit, duke nisur nga Çim Peka e me radhë.

Ajo thotë se gjithçka bëhet për interesa personale.

“Në këtë pikë, po hanë kokat e njëri-tjetrit!

Strategu i Hasit i është qepur katunarit të Maliqit, dhe pseudo doktorëve, siç i quan ai, që vet i promovuan, fut këtu dhe kamikazin e Le(x)hendës.

Ndërkohë katunari i Maliqit kërkon dorëzim total të PD-së nga kamikazi dhe shefat e tij.

Kamikazi që përngjan më shumë me një pacient të pesës, i është qepur Nora Kelmendit që e akuzon për bashkëpunim me PsikoNarkocistin.

Ndërkohë kujtojani strategut & Le(x)hendës, por dhe Le(x)hendës Jr. që ishin ata që i vunë këtë epitet Norës, kur donin ta promovonin dhe t’ja u shisnin demokratëve sërisht si mall i pastër.

Pra, i njëjti strateg që negocjoi Kullën e Malit duke lënë në tavolinën të gjitha bashkitë, merrte katunin e Maliqit me gjithë mamën e vet, dhe i ofronte pazare të PDsë që këta t’i bashkoheshin Le(x)hendës.

Ja ashtu u ulën këta në kryesi. Tashti që Maliqi do PD-në, i kanë sulur po katunarin (strategun) e Hasit.

Ndërkohë, në lajmet të tjera, del që tullumbaci paska koordinuar me zyrën e Bellës për protestat përpara Bashkisë.

Nuk di më çfarë duhet për të kuptuar që këta janë të gjithë bashkë, dhe zihen për rotacion se kush do ketë pushtetin në të ardhmen, për të mbushur xhepat e tyre. Pra, kjo është luftë se kush do kontrollojë korrupsionin e radhës.

Këta që zihen sot, janë shumë larg Le(x)hendës dhe PsikoNarkocistit. Këta që zihen janë thjeshtë injorantët që ju duhen vërdallë këtyre të dyve, ndërkohë që këta bëjnë pazaret, dhe çojnë turmën në protesta, të cilat bëhen vetëm për interesat personale, siç tullumbaci, në emër të PDsë e bëri për interesin e Bellës, e cila luftonte njëriun e vet tek Bashkia.

Ndërkohë sa demokratë e ndoqën tullumbacin përpara bashkisë për këto protesta, dhe sa demokratë u helmuan nga gazi maliqit që sot për hir të mamës së vet, do kontrollin tuaj?

Fallcifiteti, katunarizmi, injoranca, korrupsioni, gënjeshtra, imoraliteti sundojnë çdo aspekt të jetës politike dhe mediatike në Shqipëri, dhe këto beteja ku po hanë kokën e njëri-tjetrit, janë mishërim i vlerave morale mbi të cilën është ndërtuar kupola e regjimit post-komunist”, thotë ajo.