Ballina Aktualitet Skandali me tenderat që ‘fundosi’ drejtoreshën e AKSHI-t dhe Ermal Beqirin, masa...

Skandali me tenderat që ‘fundosi’ drejtoreshën e AKSHI-t dhe Ermal Beqirin, masa sigurie edhe për zyrtarë të tjerë

35
0

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin.

Raportohet se GJKKO ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

Karçanaj, Agasi, Beqiri dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Kujtojmë se prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.