Ballina Kronika Plagosja me armë në Mamurras, policia shpall në kërkim dy të rinjtë...

Plagosja me armë në Mamurras, policia shpall në kërkim dy të rinjtë për sulm ndaj 51-vjeçarit

44
0

Policia Lezhë njofton se në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Mamurras, ku shtetasi 51-vjeçar Marketin Marku u qëllua me armë zjarri në dorë bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimev u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy të rinjtë 18-vjeçarë, Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, të cilët dyshohet se kryen sulmin për motive të dobëta. Pas ngjarjes, ata u larguan me një automjet që më vonë u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Policia vijon punën për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e përgjegjësisë penale, duke garantuar sigurinë dhe qetësinë e komunitetit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç. 

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. 

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.