Ballina Kronika DURRES/ Dhunonte varret, prangoset nga policia, pranga dhe procedime edhe persona...

DURRES/ Dhunonte varret, prangoset nga policia, pranga dhe procedime edhe persona të tjerë

106
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-vunë në pranga shtetasin K. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, të shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se më datë 14.12.2025, ka vjedhur një motomjet, në rrugën “Pjeter Budi”;
-vunë në pranga shtetasin R. K., 44 vjeç, banues në Durrës, të shpallur në kërkim nga Policia e Beratit, për veprën penale “Dhunimi i varreve”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 30-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit, gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. B., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”;
-L. Ç., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, në dorë, një 60-vjeçar;
-D. B., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 60 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.