Ballina Kronika Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj në GJKKO me makinë policie

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj në GJKKO me makinë policie

53
0

Drejtoresha e AKSHIT Mirlinda Karçanaj sapo mbërriti në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

SPAK goditi një grup kriminal që vepronte në AKSH lidhur me zhvatjen e tenderave dhe shpalli në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Këta dy të fundit i shpëtuan operacionit të policisë, ndërsa akuzohen se në bashkëpunim me zyrtarë manipulojnë tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.