Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë, konkretisht zona e Kombinatit.
Vendimi vjen në një moment ku strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë, ndërsa mes lidershipit të PD dhe Salianjit ka pasur përplasje lidhur me takimet që ky i fundit po zhvillon me strukturat në çdo qytet të vendit.
Salianji në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike, pati debate me Flamur Nokën, kreun e PD-së Berisha dhe kreun e PD-së në Elbasan dhe deputetin, Blendi Himçi, në lidhje me takimet që ai po zhvillon me strukturat e partisë në çdo qytet.







