Brenda dy javësh, 4-18 dhjetor, Milani i Massimiliano Allegri kanë larë duart me gjithçka që ekzistonte jashtë kampionatit. Kupa dhe Superkupa e Italisë treguan të njëjtën skuadër, të varfër në ide dhe të shpërqendruar.
Allegri ishte nervoz gjatë ndeshjes, ndërsa pas saj ai ka theksuar: “Jemi përballur me një Napoli të fortë, por duhej të vepronim më mirë në rastet e golave të pësuar. Napoli bëri më mirë se ne në fazën difensive.
Ne duhet ta analizojmë ndeshjen, pësuam gola në situata, ku duhej të mbronim më mirë.
Në ndeshjet e fundit kemi pësuar shumë lehtë gol. Humbja e sotme duhet parë si një mundësi për t’u ringritur. Tani duhet të mendojmë për kampionatin.
Pjesën e parë patëm disa raste të favorshme, por duhej të sulmonim zonën.
Kur pëson gol tri ndeshje radhazi duhet riparë mënyra si mbrojmë.
Mbrojtja me 4? Një ndeshje nuk mund të hedhë poshtë punën e tre muajve.
Vetëm me qetësi mund të arrijmë objektivin tonë, të renditemi në 4-shen e parë. Dhe nuk do të jetë aspak e lehtë”..







