Ballina Politika “Bota pa se akuza tona ishin të vërteta”, Berisha sulmon Mogherinin: Afera...

“Bota pa se akuza tona ishin të vërteta”, Berisha sulmon Mogherinin: Afera e saj në Bruksel 1/5 e atyre me Ramën

39
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër Frederica Mogherinin, pas skandalit në të cilin ajo u përfshi në Bruksel me disa tendera.

Ai tha se aferat e saj në Tiranë bashkë me Ramën janë më të mëdha.

Berisha: Dua t’ju them se PD i parapriu kësaj jehone. Janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë. S’ka qenë e lehtë.

Të bindësh 3 organizata më të mëdha dhe të vetme të gjithë partive të qendrës së djathta, se në Shqipëri shteti është narko-shtet, se pluralizimi shtypet dhe drejtësia nuk ndëshkon, të gjitha këto kanë qenë jo të lehta për shkak të lobimit të Ramës.

E patë se kush ishte lobistja në Bruksel e Ramës, njeriu që kishte bërë ligjin, Mogherini.

Afera e Brukselit është sa 1/5 e aferës së saj me Edi Ramën. Por të gjitha këto u tejkaluan.