Ballina Kronika Plagoset me thikë një 45-vjeçar në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë një 45-vjeçar në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

84
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës, ku një person është plagosur me thikë.

I plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili u transportua menjëherë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë trajtim mjekësor.

Aktualisht, nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në këtë incident, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.