Ballina Lifestyle E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

E papritur! Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

57
0

Në spektaklin “Ferma VIP” mbrëmjen e kaluar është regjistruar një nga momentet më të papritura të këtij edicioni, i cili menjëherë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Protagonistë të kësaj skene kanë qenë balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, të cilët ndodheshin në kuadër të një loje brenda shtëpisë së fermës, e njohur si sfida e “mos reagimit”.

Gjatë lojës, Ilir Shaqiri tentoi ta provokonte Mimoza Ahmetin duke iu afruar shumë pranë dhe duke përdorur gjeste e mimika të ndryshme me qëllim që ajo të humbiste përqendrimin dhe të reagonte. Mirëpo, situata mori një kthesë të papritur që askush nuk e priste.

Në vend që të qeshte apo të tërhiqej nga loja, Mimoza Ahmeti ruajti qetësinë dhe në një moment i drejtoi një pyetje balerinit: “A të bëj një gjë të frikshme?”. Menjëherë pas kësaj, ajo e kapi nga fytyra dhe e puthi në buzë Ilir Shaqirin, duke shkaktuar habi të plotë në ambientin e shtëpisë.

Banorët e tjerë reaguan menjëherë të surprizuar nga veprimi i saj, duke mos e fshehur emocionin dhe befasinë për atë që ndodhi gjatë lojës. Momenti është bërë viral në rrjete sociale, ku përdoruesit po e komentojnë gjerësisht si një nga skenat më të pazakonta të këtij sezoni.