Skuadra e Manchester United po planifikon lëvizjet e tij të ardhshme për merkaton e janarit.
Fokus i veçantë për “djajtë e kuq” do të jetë mesfusha.
Sipas mediave britanike, klubi i Manchester United ia kanë vënë syrin Ruben Neves.
Portugezi ka një kontratë me Al-Hilal deri në qershor 2026.
Gjithsesi, ai mund të largohet nga Arabia Saudite që në janar nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
28-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Premier League, me Wolves, ndaj për të ky do të ishte një rikthim.
Për momentin palët janë ende në bisedime.







