Ballina Europë Bisedimet për paqen në Ukrainë, Zelensky: Kemi përgatitur disa drafte pas bisedimeve...

Bisedimet për paqen në Ukrainë, Zelensky: Kemi përgatitur disa drafte pas bisedimeve kontruktive me SHBA

34
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se disa draft dokumente, përfshirë ato mbi garancitë e sigurisë, janë përgatitur pas bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe homologëve të tyre amerikanë në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ata punuan në mënyrë produktive me të dërguarit e Presidentit (Donald) Trump dhe tani janë përgatitur disa draft-dokumente. Në veçanti, këto përfshijnë dokumente mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, rindërtimin dhe një kornizë bazë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shkroi Zelensky në X.

Ai shtoi se pikat janë përcaktuar në një mënyrë që korrespondon me qëllimin e një përfundimi real të luftës dhe nevojën për të parandaluar një pushtim të tretë rus.

“Çdo sulm rus ndaj Ukrainës dhe sulmet e ashpra ruse në vijën e frontit vërtetojnë se angazhimi i Ukrainës për t’i dhënë fund luftës tejkalon shumë atë të Rusisë – dhe kjo duhet të adresohet duke forcuar presionin global mbi agresorin”, shtoi Zelensky.