Ballina Politika Berisha nxjerr videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në...

Berisha nxjerr videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës, e shoqëronte…

65
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nxjerrë sot një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën e kryeministrit Edi Rama.

Berisha e ka postuar videon në Facebook, që ia ka çuar qytetari dixhital, ndërsa thotë se Egasi lëviz me makinën e tij private me eskortën e kreut të qeverisë.

Postimi i Sali Berishës

Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron.

Doktor kjo video është bere këtë vit në Tirane. Është eskorta e Edi Rames ku makina e dyte është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë bashke me te lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5 ne rradhë, ngjyre vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjetër pas tij e fundit ne rradhë është makina e rojeve personale te Ergys Agasit po me targë GG 444 AA e modelit Defender

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohe kur takonte Ramen, e shoqëronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskortën e kryeministrit

Këto te dyja janë makinat e Ergys Agasit te cilat shfaqen dhe ne fund te videos qe te nisa doktor.