Ballina Aktualitet Zbardhet pasuria marramendëse e kryeinspektorit Ergys Agasi: Rroga, makinat dhe 200 milionë...

Zbardhet pasuria marramendëse e kryeinspektorit Ergys Agasi: Rroga, makinat dhe 200 milionë lekë kesh

198
0

Ergys Agasi është kthyer ditët e fundit në një nga emrat më të përfolur në opinionin publik, për shkak të goditjes së grupit kriminal në AKSHI, nga Prokuroria e Posaçme. Pengmarrje, tendera dhe miliarda lekë të përfituara falë ndikimit të paligjshëm te funksionarët e lartë. Janë bërë publike deklaratat vjetore të pasurisë së djalit të ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, i cili më shumë se një dekadë më parë nisi të katapultohej në rangjet e larta të pushtetit.

Bie në sy se në vitin 2014 kur ka nisur punë si Kryeinspektor në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi deklaronte një pasuri të madhe, kryesisht të trashëguar nga familja, konkretisht një dyqan në Durrës me vlerë 25 milionë lekë, një makinë rreth 16 milionë lekë dhe 200.000 euro të trashëguara nga shitja e një dyqani.

Gjithashtu, i cilësuari si “koordinator” i krimit me politikën e lartë, Ergys Agasi kishte dhe të ardhura mujore nga paga në vlerën e 1 milionë e 70 mijë lekëve të vjetra. Deklaratat periodike të viteve pasardhëse, 2015, 2016 dhe 2017, kur djali i politikanit socialist (në pension) Bardhyl Agasi u largua nga detyra si Kryeinspektor dhe rezulton se nëse gjendja kesh në shtëpi është përgjysmuar, pasuria e paluajtshme është shtuar.

Për shembull, nëse në 2014 para se të fillonte detyrën, Ergys Agasi kishte 200.000 euro kesh të trashëguara nga familja, në 2017 kjo vlerë është përgjysmuar në 106.000 euro. Gjithashtu, “koordinatori” ka shitur makinën Volkswagen PHAETON me vlerë 16.000 euro dhe ka blerë një Mercedes Benz 20.000 €, ka blerë edhe një apartament me vlerë 70.000 €, një garazhd me vlerë 22.000 € dhe 22 milionë lekë të vjetra nga kuotat e aksioneve në kompaninë “EA Logistics”.

Siç del nga këto deklarata periodike vjetore të verifikuara nga newsbomb.al dhe të deklaruara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë, Ergys Agasi ka pasur një pasuri të konsiderueshme të trashëguar nga familja, por ajo është gati e papërfillshme me pasurinë e tij, një dekadë më pas në 2025.