Ballina Sport Yamal, Haaland dhe Mbappe, trinomi i futbollistëve më të shtrenjtë në botë

Yamal, Haaland dhe Mbappe, trinomi i futbollistëve më të shtrenjtë në botë

15
0

Viti 2025 është në ditët e fundit të tij dhe portali Transfermarkt ka përpiluar klasifikimin e futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato. Në krye të këtij klasifikimi, vazhdon të qëndrojë Lamine Yamal i cili sipas këtij portali ka një vlerë prej 200 milionë euro. Por këtë pozicion në fakt Yamal e ndan me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, edhe këta me të njëjtën vlerë si ylli i Barcelonës, 200 milionë euro.

Vlera e Lamine Yamal shënoi një rritje me 20 milionë në krahasim me vitin e kaluar që ishte 180 milionë euro. Në rastin e Haaland, norvegjezi në 2024 e kishte vlerën 200 milionë euro, por që ra në maj të këtij viti në 180 milionë, dhe tani 25 vjeçari e ka rikuperuar vlerën prej 200 milionë eurosh.

Përsa i përket Kylian Mbappe, në dhjetor të 2024, vlera e tij ra deri në 160 milionë, por në mars të 2025, vlera e tij u rrit nq 170 milionë, në qershor shkoi në 180 milionë për t’u rikthyer te shifra prej 200 milionë euro në dhjetor 2025.

Pas treshes, Yamal, Haaland e Mbappe në klasifikimin e Transfermarkt pozicionohen dy lojtarë të Realit të Madridit, Jude Bellingham në vendin e katërt me 160 milionë euro, shifër kjo më e ulët në krahasim me 2024, ndërsa në vendin e pestë është Vinicius, rënia e vlerës së tij është shumë më e dukshme. Braziliani e mbylli 2024 me një vlerë prej 200 milionësh, por më pas kjo vlerë ra në 170 milionë në tetor dhe tani shkon në 150 milionë

Në vendin e 6 është mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzales, vlera e të cilit është rritur me 40 milionë euro duke shkuar nga 100 milionë në 140 milionë euro në fundin e vitit 2025.