Ballina Sport Milan me ritëm titulli, por Allegri frenon: Objektiv mbetet Champions

Milan me ritëm titulli, por Allegri frenon: Objektiv mbetet Champions

29
0

Milan triumfoi 3-0 përballë Hellas Verona, një sukses i pastër që mban “djallin” në garë me kohë të plotë për titullin kampion, fundja janë vetëm 1 pikë larg Inter, rivalit të përjetshëm. Në sytë e Fullkrug, me sulmuesin gjerman që e ndoqi këtë takim nga tribuna, ekipi i tij funksionoi në mënyrë perfekte në fazën ofensive.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Pulisic gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, i pa shqetësuar në zonë, tundi rrjetën me një goditje të fluturimthi. Për ironi të fatit, në fraksionin e dytë, stafetën e mori Nkunku, me francezin që “zgjohet” duke realizuar një “dopietë”, golat e tij të parë me fanellën kuqezi në Serie A. Në minutën e 48-të, Nkunku fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 53-ët, Nkunku ndoqi mirë aksionin, me Modric që lëshoi një predhë nga distanca, por topi u përplas në shtyllën pingule, për t’u rikthyer sërish në zonë, aty ku Nkunku përfitoi duke realizuar golin e tretë për “djallin”.

Milan dhe Allegri menaxhuan me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke i bërë një mbylle me fitore këtij viti, me shpresën që të qëndrojnë në lojë deri në fund për titullin kampion, por Allegri nuk zhbalancohet as në këtë sfidë të fundit, për të objektivi mbetet një dhe i vetëm, rikthimi në Champions League.