Ballina Kronika DURRES/ Aksident me vdekje, humb jetën një 60-vjeçar

DURRES/ Aksident me vdekje, humb jetën një 60-vjeçar

0
168

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën paralel me Portin.

Paraprakisht bëhet me dije se viktima është rreth 60 vjeç.

Ai humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.