Ballina Politika Grupi Parlamentar i PD përgënjeshtron, Logu: Bardhi nuk e paditi Këlliçin për...

Grupi Parlamentar i PD përgënjeshtron, Logu: Bardhi nuk e paditi Këlliçin për financim, por për falsifikim të Vulës së PD në Kuvendin e Rithemelimit

7
0

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu, ka reaguar për lajmin ku flitej paraqitjen e deputetit Belind Këlliçi në SPAK, e cila mund të ketë lidhje me kallëzimin e bërë nga Gazment Bardhi gjatë përplasjeve në PD.

Përmes një reagimi në Facebook, Logu e quajti lajmin “të pavërtetë dhe shpifës”, duke theksuar se nuk ekziston asnjë çështje në SPAK që bazohet në një kallëzim të tillë. Ai shtoi se lajmet ishin të orkestruara dhe të motivuara politikisht. Sipas Logut Bardhi e ka kallzuar Këlliçin për falsifikim të Kuvendit të Rithemelimit dhe jo për financimin e tij!

Reagimi i Marash Logut:

REAGIM PËR PËRGËNJESHTRIMIN E NJË LAJMI TË PAVËRTETË

Kur shpifja kthehet në mision, media shndërrohet në “e paqenë”!

Lajmet më poshtë janë një shpifje dhe s’kanë asnjë të vërtetë brenda tyre.

Nuk ekziston në SPAK asnjë çështje që bazohet në një “kallëzim” të paqenë.

Askush nuk është thirrur në SPAK bazuar në një “kallëzim” të paqenë.

Vetë “kallëzimi” i paqenë flet për “falsifikim të vulave”, shpifësit flasin për “financim”.

Sepse qartësisht nuk është se nuk e dinë të vërtetën, por nuk u intereson ajo, por shpifja dhe gënjeshtra.

Është e qartë që shpifja është e orkestruar nga e njëjta dorë, pikërisht dora që zgjatet gjithmonë tek lekët e pista të korrupsionit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Dhe siç është kallëzuar korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, do  të kallëzohen edhe shpifësit për lajme të sajuara sa herë është në hall Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Grupi Parlamentar i PD përgënjeshtron, Logu: Bardhi nuk e paditi