Ballina Kulturë ​”Lule lule”, muzika shqipe jehon në Athinë

​”Lule lule”, muzika shqipe jehon në Athinë

12
0

Muzika shqipe ka qenë pjesë qendrore e Intercultural Festival 2026, i mbajtur sot në Athinë, ku interpretimi i këngës tradicionale “Lule Lule” solli emocione të forta dhe u prit me duartrokitje nga publiku i pranishëm.

Kënga u interpretua nga tenori nga Kosova, Denik Prizreni, i cili përmes zërit dhe interpretimit të tij përcolli identitetin kulturor shqiptar në një ngjarje që synon afrimin e komuniteteve dhe kulturave të ndryshme. Gjuha shqipe jehoi fuqishëm në sallë, duke u bërë pjesë e një mozaiku artistik ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, organizatorët e festivalit theksuan se performanca shqiptare ishte një nga momentet më të veçanta të programit, duke nënvizuar rolin e artit si urë lidhëse mes popujve dhe si mjet komunikimi përtej kufijve gjuhësorë e kombëtarë.

Intercultural Festival 2026 në Athinë ka mbledhur artistë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim promovimin e dialogut kulturor, diversitetit dhe bashkëjetesës përmes muzikës dhe artit skenik.