Ballina Kuriozitete Pasaportat më të fuqishme për 2026, tre vendet aziatike në krye, ja...

Pasaportat më të fuqishme për 2026, tre vendet aziatike në krye, ja ku renditet Shqipëria

35
0

Raporti Henley Passport Index 2026 tregon se hendeku mes pasaportave më të fuqishme dhe atyre më të dobëta ka arritur nivelin më të lartë në 20 vite, duke e bërë vendin ku lind dikush më të rëndësishëm se kurrë për lirinë e udhëtimit.

Singapori mban vendin e parë me akses pa vizë në 192 destinacione, ndërsa Afganistani renditet i fundit me vetëm 24. Diferenca prej 168 destinacionesh është më e madhja në historinë e indeksit.

Në Europë dominojnë Japonia dhe Koreja e Jugut në vendin e dytë (188 destinacione), ndërsa një grup vendesh si Danimarka, Spanja, Suedia dhe Zvicra ndajnë vendin e tretë. Kanadaja renditet në vendin e 8-të globalisht. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë rikthyer në Top 10, por kanë pësuar rënie afatgjata vitet e fundit.

Një lajm pozitiv për rajonin: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë shënuar përmirësime të ndjeshme në dy dekadat e fundit, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të madhe në 10 vite, duke u ngjitur 38 vende në renditje.

Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse udhëtimet globale po rriten, shumë shtete po shtrëngojnë kufijtë, duke e bërë “privilegjin e pasaportës” një faktor vendimtar për mundësitë ekonomike dhe sigurinë personale.

Po ku rënditet Shqipëria? Vendi ynë mban pozicion e 43 në listë, teksa me pasaportën tonë mund të udhëtosh 121 vende të botës.

Renditja e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026:

Singapori (192 destinacione)

Japonia, Koreja e Jugut (188)

Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)

Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)

Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)

Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)

Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)

Kanada, Islanda, Lituania (181)

Malajzia (180)

Shtetet e Bashkuara (179)/