Ballina Kronika 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Durrësi në Peqin...

15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Durrësi në Peqin nën masa ekstreme sigurie

43
0

Lul Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një shtetas nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Operacioni u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie dhe me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore. Sipas burimeve, u zbatuan protokolle të rrepta, ndërsa lëvizja u mbajt në fshehtësi të plotë. Kolona mbërriti në IEVP Peqin rreth orës 00:15.

Vendimi për transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve me profil të lartë kriminal erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që detyroi autoritetet të ndërmarrin masa urgjente dhe të riorganizojnë sistemin e sigurisë penitenciare.

Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në qendër të vëmendjes për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë, duke nxitur zhvendosjen e elementëve më të rrezikshëm drejt një institucioni me regjim më të fortë sigurie.