Ballina Lifestyle Elizabeth Hurley pozon topless në Maldive

Elizabeth Hurley pozon topless në Maldive

33
0

Aktorja dhe modelja britanike Elizabeth Hurley ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet topless gjatë pushimeve në një ishull privat në Maldive.

Në imazhin artistik, Hurley shihet duke shijuar rrezet e diellit në një vaskë, duke theksuar format e saj dhe stilin elegant që e karakterizon prej vitesh.

Postimi ka marrë reagime të shumta pozitive, me fansa që kanë vlerësuar vetëbesimin dhe pamjen e saj të shkëlqyer, edhe në moshën 60-vjeçare.

Hurley vazhdon të jetë aktive në botën e modës dhe të filmit, duke dëshmuar se eleganca dhe forma fizike nuk kanë moshë.