Ballina Bota Zjarri në një qendër tregtare, 11 të vdekur, mbi 60 të zhdukur...

Zjarri në një qendër tregtare, 11 të vdekur, mbi 60 të zhdukur në Pakistan

25
0

11 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që ra në qendrën tregtare shumëkatëshe Gul Plaza, në qytetin më të madh të Pakistanit. Zjarri shpërtheu vonë të shtunën në lagjen e biznesit të qytetit dhe vazhdoi të digjej për më shumë se 24 orë, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit në zonën me popullsi të dendur. Të dielën, zjarrfikësit filluan ftohjen dhe pastrimin e rrënojave, ndërsa shqetësimet mbeten se persona mund të jenë ende të bllokuar.

Oficerja mjekësore e policisë, Dr. Sumaya Syed, konfirmoi rritjen e numrit të të vdekurve në 11. Kryebashkiaku i Karaçit, Murtaza Wahab, deklaroi se mbi 60 persona rezultojnë ende të zhdukur. Sipas zjarrfikësve, ndërtesa që strehonte më shumë se 1,200 dyqane nuk kishte ventilim, çka mbushi ambientet me tym të dendur dhe ngadalësoi përpjekjet e shpëtimit.

Shefi i policisë së provincës Sindh, Javed Alam Odo, tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër, ndërsa planimetria e ndërtesës dhe prania e materialeve të ndezshme si qilimat dhe batanijet bënë që flakët të vazhdonin në disa zona.