Ballina Kronika U arrestua pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, gjykata lë në qeli...

U arrestua pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa për mjeken

0
39

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. kjo masë u la në fuqi edhe sot.

Ndërkohë masa ‘arrest shtëpie’ u la në fuqi dhepër mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.