Ballina Europë ​Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në...

​Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë

21
0

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të rëndë hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë, njoftoi Garda Civile e Spanjës.

Vagonët e një treni që po udhëtonte drejt Madridit dolën nga shinat dhe kaluan në binarët e kundërt, duke u përplasur me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt në Adamuz, të dielën në mbrëmje, shkruan BBC.

Në të dy trenat ndodheshin rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit, sipas rrjeteve hekurudhore. Shërbimet emergjente kanë trajtuar 122 persona, ndërsa 48, përfshirë pesë fëmijë, ende ndodhen në spital. Prej tyre, 11 të rritur dhe një fëmijë janë në gjendje të rëndë në kujdes intensiv.

Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, e përshkroi ngjarjen si “jashtëzakonisht të çuditshme”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.