Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate për media në prag të protestës së paralajmëruar për nesër, duke e cilësuar atë si një mesazh të fortë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
I pyetur nëse protesta e nesërme do të jetë një hap drejt rrëzimit të qeverisë, pas asaj të 22 Dhjetorit që u quajt “provë gjenerale”, Berisha u shpreh se qytetarët do t’i japin një mësim të merituar mazhorancës.
“Do t’i japim mësimin që meriton qeverisë. Kështu do ta cilësoj unë protestën. Qytetarët do t’i japin një leksion të fortë qeverisë,” deklaroi Berisha.
Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke e sfiduar që të qëndrojë në zyrë gjatë protestës.
“I them Edi Ramës, nëse je burrë, qëndro në zyrë nesër. Le të rrijë aty ta provojë. Muret i ke blinduar, dyert i ke plumbosur, rri aty,” u shpreh kreu i PD-së.
FJALA E BERISHËS:
Pyetja: Protestën e 22 Dhjetorit e quajtët si provë gjenerale për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Protestën e nesërme si do ta konsideroni. Do rrëzohet qeveria apo do të ketë një protestë të 3-4-5…
Sali Berisha: Do t’i japim mësimin që meriton qeverisë, kështu do ta cilësoj unë protestën, qytetarët do ti japin leksion të fortë qeverisë. Le të rrijë në zyrë ta provojë.
Kaq i them, rri aty. Muret i ke blinduar, dyert i ke plumbosur, rri e shko futu, rri në je burrë.







