Ballina Sport Zbulohet debati i fortë mes Jose Mourinhos dhe Ronaldos që nën lot...

Zbulohet debati i fortë mes Jose Mourinhos dhe Ronaldos që nën lot i tha: Mua ma bën këtë…

18
0

Aitor Karanka, 52 vjeç, i cili dikur ishte asistent i José Mourinhos te Real Madridi, dha një intervistë të gjatë në emisionin ‘El Cafelito de Josep Pedrerol’

Ai jo vetëm foli për mundësinë e rikthimit të trajnerit portugez për të drejtuar ekipin, por edhe shpjegoi arsyet e përplasjes midis trajnerit dhe Cristiano Ronaldos.

Pedreloli shpjegoi fillimisht se “në një ndeshje Kupe kundër Valencias, Mourinho e qortoi Cristianon. Dhe Cristiano tha publikisht para të gjithëve: ‘Unë që të kam mbështetur kaq shumë…’ pothuajse duke qarë, ia tha këtë Mourinhos .”

Ndaj kësaj deklarate të gazetarit, drejtori aktual i zhvillimit në RFEF u përgjigj: “Kam kujtesë selektive. Si një baba me një bir, apo jo? Në fund të fundit, ndoshta Jose e tha këtë për të marrë atë reagim. Je ai që po e qortoj para të gjithë dhomës së zhveshjes, por je edhe ai që kam më shumë besim. Të gjitha vendimet që mori Jose dhe stafi i trajnerëve ishin për të mirën e ekipit.”