Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë.
Të arrestuarit janë: E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Gjatë operacionit u sekuestruan:
-1 kg e 36.6 gramë kokainë
-1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion
-121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund
-Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë
Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.







