Ballina Politika “Kur humb zgjedhjet të kap neni i Lulit”/ Murrizi: Grupi i PD-së...

“Kur humb zgjedhjet të kap neni i Lulit”/ Murrizi: Grupi i PD-së i ka hyrë Berishës nën sqetull

47
0

Ish-deputeti, Myslim Murrizi ndau sot një qëndrim kritik ndaj situatës aktuale të opozitës.

Në një studio televizive, Murrizi u shpreh kundër veprimeve të grupit aktual të PD-së, që sipas tij janë nën urdhrat e kryedemokratit Sali Berisha.

Murrizi tha se në gjendjen që ndodhet sot Partia Demokratike, nuk ka luksin të humbasë anëtarë.

“Duke parë grupin e fundit bel-përdredhës, se çfarë nuk thanë për Berishën. Ky grupi tjetër sot i ka hyrë Berishës nën sqetull. Mua më ka habitur varianti i vetë-përjashtimit. Sepse nëse nuk do të jesh, mund të shkosh ku të duash. Statusi i PD-së nuk parashikon përjashtim. Kjo gallata e vijës së kuqe nuk është. Kur humb zgjedhjet të kap neni i Lulit, kur mbledh rob të kap neni i Mulit. Lëvizja e Salianjit duhet të kishte edhe të tjerë pas. Ajo anëtarësi nuk ka luks dhe nuk duhet të ketë asnjë jashtë”,-tha Murrizi.