Ballina Kronika Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari...

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari nga Dibra

41
0

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Dibra, Klement Kursa, i cili jetonte në Gjirokastër, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare.

Zbulimi i kësaj ngjarjeje u bë nga ana e Policisë së Gjirokastrës përmes metodave hulumtuese ndërkohë që deri më tani nuk ka nj denoncim konkret nga ana e 12 vjecares apo dhe e të ëmës.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër po kryhen veprimet procedurale për një ngjarje të rëndë.

Klement Kursa ishte arrestuar pesë ditë më parë gjatë një aksioni blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi së bashku me vëllanë e tij binjak dyshohet se janë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.

Gjatë aksionit policor të zhvilluar më 18 janar në Gjirokastër dhe Dibër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë Klement Kursën në seancën e vlerësimit të masës së arrestit. Ndërkohë, ditën e sotme ai është arrestuar sërish, nën dyshimin për abuzim ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij.

Sipas dyshimeve, Klement Kursa dhe vëllai i tij binjak janë larguar nga Dibra për shkak të një hasmërie gjaku dhe janë strehuar në qytetin e Gjirokastrës.