Ballina Kronika Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, zbardhet dëshmia

Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, zbardhet dëshmia

0
13

Për disa orë me radhë, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dhënë sot një dëshmi të gjatë për drejtësinë belge.

Sipas Euronews Albania, Alibej ka dëshmuar përmes një lidhjeje online, të lidhur me një sallë gjyqi në Belgjikë, në procesin që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiu, në vitin 2020, në lagjen Molenbek.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël” dhe i lidhur familjarisht me Alibej, konsiderohej financier i grupit, ndërsa po gërmonte për llogari të Erion Alibej mbi autorët e masakrës në Bradashesh, ku u ekzekutua Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë në dhjetor të vitit 2018.

Autoritetet belge kanë vënë nën akuzë për vrasjen e Spahiut Franc Çopjan dhe disa persona të tjerë.

Dëshmia online për belgët, gjatë kësaj të hëne në GJKKO, ka zgjatur rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK, Altin Dumani, dhe gjyqtarit Erjon Bani, sipas parashikimeve ligjore.