Policia kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për trafik armësh nga Shqipëria në Itali. Në kudër të operacionit të koduar “Siguria” në pranga u vu një i ri 30 vjeç nga Shqipëria, por rezident në Itali, i identifikuar si Halil Hysaj.
Policia thotë se gjatë këtij operacioni, i riu u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”
Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.
Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.
Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali.