Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi, ka kërkuar shpjegime nga Ilir Proda dhe Ministria e Brendshme, në lidhje me gazin lotsjellës të përdorur në protestën e së shtunës përpara Kryeministrisë.
Sipas pamjeve të siguruara nga gazetari i News24 Renaldo Salianji, gazi kishte më shumë se dy vite që kishte skaduar. Bardhi u shpreh se pasojat e përdorimit të një gazi të tillë ndjehen edhe sot nga ai që u prekën prej tij, ndërsa shtoi se ka persona që ende kanë probleme me frymëmarrjen.
“Kjo tregon se sa serioz jeni ju sepse propozimi që vjen nga grupi parlamentar i PS është të heqim katër projektligje. Dhe ju nuk jemi kujdesur të kontrolloni procedurën parlamentare nëse ka apo jo konsultimit me Komisionin Europian. Kërkesa e bërë nga kolegët nuk bazohet në nenin 31. Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi, nuk ka nevojë me shkrim që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore nga policia e drejtuar nga Ilir Proda, si një ushtar i Suel Celës, i klanit të Troplinëve. Sot kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të drejtuar nga zonja”, tha ai.
Nga ana e tij kreu i Kuvendit Niko Peleshi u shpreh: “Iu referova dy neneve, ku trajtohet heqja e 4 pr.ligjeve, që janë në rend dite, konform ligjit. Kërkohet të shtyhet me 1 javë dhe shtim i rendit të ditës me 2 pr.vendimeve. Ndaj më të vëmendshëm.”







