Ballina Sport “Boom” në merkato, Manchester United tenton afrimin e talentit të Chelsea-t Cole...

“Boom” në merkato, Manchester United tenton afrimin e talentit të Chelsea-t Cole Palmer

38
0

Nga Anglia vjen një zë i fortë merkatoje që përfshin Cole Palmer dhe Manchester United. Fantazisti i Chelseat, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit, raportohet se është i hapur ndaj një transferimi të bujshëm te “Djajtë e Kuq”, klub që ai ka simpatizuar që në fëmijëri.

Palmer, i transferuar te Chelsea nga Manchester City në vitin 2023, po përjeton një periudhë reflektimi, mes zërave për pakënaqësi personale dhe dëshirës për t’u rikthyer më pranë familjes në Manchester. Sipas mediave britanike, lojtari nuk do të ishte i interesuar për një rikthim te City, por do ta mirëpriste një ofertë nga Manchester United.

Nga ana tjetër, Chelsea nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë një prej elementëve kyç të projektit të saj sportiv. Palmer ka kontratë afatgjatë deri në vitin 2033 dhe klubi londinez do të kërkonte një shifër shumë të lartë për të hapur negociatat.

Një transferim i tillë do të ishte një nga lëvizjet më sensacionale të merkatos angleze, por për momentin mbetet në fazën e zërave, me United që po monitoron situatën dhe Chelsean që mban qëndrim të fortë.