Enes Jashari dhe Eriselda Balliu janë shoqëruar pas protestës në mbrojtje të Palestinës.
Lajmi është bërë i ditur nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
Shoqërimi i tyre erdhi pasi një grup aktivistësh zhvilloi një protestë para Kryeministrisë në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Izrael.
Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre përmes thirrjeve si “Jo në emrin tim” dhe “Liri për Palestinën”. Gjatë protestës u shënuan përplasje me forcat e rendit.







