Një skandal ka shpërthyer në Britaninë e Madhe, teksa autoritetet kanë ngritur akuza për sulm seksual ndaj ish-deputetit të Partisë Laburiste, Conor McGinn.
Ish-deputeti akuzohet për një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në korrik të vitit 2022, pasi sipas Prokurorisë, një grua e ka denoncuar për sulm seksual.
Ndërsa autoritetet kanë vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për ngritjen e ndjekjes penale për Conor McGinn..
Zëvendësprokurorja e Londrës së Jugut, Jessica Walker, ka deklaruar se ndjekja penale është “në interes të publikut”.
Mediat britanike bëjnë me dije se ish-deputeti pritet të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm, ku do të thirret të përgjigjet për akuzat që rëndojnë ndaj tij.







