Ballina Politika “Më bënë presion që të mos zbardhej vrasja e Azem Hajdarit!”/ “Rrëfehet”...

“Më bënë presion që të mos zbardhej vrasja e Azem Hajdarit!”/ “Rrëfehet” Meta: Shpikën skandale ndaj miqve të mi dhe…! Çfarë më tha prokurori në takimin konfidencial

46
0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka bërë pak më parë një postim në rrjetet sociale, ku ka postuar të dhëna në lidhje me tre nga ngjarjet më të rëndësishme në ved, si “21 Janari”, vrasja e Azem Hajdarit dhe 14 shtatori 1998.

Në lidhje me vrasjen e Hajdarit, Meta tregon se ndaj tij është bërë presion nëlidhje me mos zbardhjen e cështjes, e cila sipas tij ishte një nga “patatet e nxehta”që kërkonte drejtim.

Ai ka zbuluar se nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që në atë kohë njiheshin si miqtë e tij të afërt.

“Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit”, shprehet ai.

Më tej Meta sqaron se ka qenë ultimatum i dhënë prej tij që çoi në arrestimin e një prej të akuzuarve kryesorë, Jaho Salihi.

“Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.
U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht.
Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit.
Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar”, tha Meta.

PJESË NGA POSTIMI I KREUT TË PL:

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim.
Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant.
Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita.
Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj.
Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të cështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste.
Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale.
Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial.
Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.
Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes.
Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë.
Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin.
E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit.
Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij.
Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.
U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht.
Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit.
Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar.
Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin.
Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe.