Ballina Kronika Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, procedohen dy shtetaset braziliane, e pësojnë...

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, procedohen dy shtetaset braziliane, e pësojnë edhe dy klientët shqiptarë

35
0

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin për ushtrim prostitucioni.

Policia bën me dije se ka nisur procedim penal edhe ndaj dy “klientëve” shqiptarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Njoftimi:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.