Mërkuri është një planet ende i gjallë dhe gjeologjikisht aktiv.
Ky konkluzion është arritur nga një analizim statistikor i linjave në sipërfaqen e tij, ndaj formacioneve gjeologjike pranë kratereve dhe të shkaktuara nga çlirimi i gazrave nga thellësia.
Autorët e studimit kanë përdorur algoritme të sofistikuara për të analizuar 100 mijë imazhe me rezolucion të lartë, të marra nga sonda Messenger e NASA-s, e cila ka vrojtuar planetin nga viti 2011 deri në 2015-ën.
Aktualisht, hartëzimi është realizuar për mbi 400 fraktura të ndritshme mbi Mërkur, të cilat kryesisht gjenden pranë kraterëve si pasojë e impakteve dhe ekspozimit ndaj diellit.
Pra, lëvizjet dhe veprimtaria gjeologjike në thellësi të planetit Mërkur janë ende aktive.
Studimi është kryer nga një ekip kërkimor ndërkombëtar dhe është publikuar në revistën Communications Earth and Environment.







