Në një status në rrjete sociale, Koçi shkruan se e vetja arsye që justifikon hapësirën kohore nga ardhja e kërkesës së SPAK në Kuvend dhe seancës për shqyrtim, është afati që iu nevojitet anëtarëve të Këshillit për të shqyrtuar argumentet e Prokurorisë së Posaçme.
Referuar arsyetimit të PS-së, të cilët e kanë bërë të qartë që nuk ka mbledhje të Këshillit të Mandateve pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese për pezullimin e Ballukut nga detyra, ish-deputeti e cilëson si justifikim.
Postimi i Petro Koçit:
Kuvendi i Shqiperise si perfaqesues i sovranit nuk ka asnje justifikim ne zvarritjen e shqyrtimit te kerkeses se SPAK per te dhene lejen parlamentare per mase sigurie ndaj nje ministri apo deputeti.
E vetmja arsye qe justifikon hapesiren kohore mes dates se mberritjes se kerkeses dhe dates se shqyrtimit ne seance plenare eshte koha e pershtatshme ne dispozicion te anetareve te Komisionit te Mandateve dhe Imuniteteve per te shqyrtuar dosjen me argumentat e prokurorise se posaçme.
Ndersa arsyetimi i shtyrjes se shqyrtimit te ceshtjes ne ate Komision me faktin se Gjykata Kushtetuese akoma nuk eshte shprehur ne menyre perfundimtare per ankimimin perkates te Kryeministrit nuk qendron sepse GJK tashme duke mare shkas nga rasti Balluku do percaktoje nje norme kushtetuese e cila do legjitimoje ose jo fuqine ligjore te GJKKO per te pezulluar ne te ardhmen nje minister nga detyra. Cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale.
E them kete sepse SPAK e ka kapercyer pozicionin paraprak te kerkeses per pezullim dhe ka ardhur te kerkesa me e ndjekur ne praktiken e deritanishme per leje te dhenies se mases se sigurimit me arrest qe une besoj si arrest ne shtepi.
Ne fakt ne do te kishim nje situate me te lehtesuar nese do kishim nje reagim me doreheqje qysh me fillimin e ndjekjes penale.
Ne praktiken perendimore doreheqja jepet edhe nese ndjekja penale fillon edhe per ceshtje qe nuk kane lidhje me funksionin.
Gjykoj qe keto zvarritje sjellin vetem deme per qeverine, maxhorancen tone dhe per vete te interesuarit e nga ana tjeter i japin jete nje kufome politike qe mallkon atdheun e vet edhe ne foltore nderkombetare.







