Aktrisja Sydney Sweeney ka lansuar linjën e saj të re të të brendshmeve, SYRN, dhe ka pozuar në një fushatë promovuese në Los Angeles, duke treguar modelet prej dantelle dhe mbajtëse, në një stil të guximshëm dhe sensual.
Fushata është realizuar nga fotografja e njohur Ellen von Unwerth dhe përfshin imazhe të Sweeney pranë një makine klasike dhe para teatrit të United Artists, shkruan Daily mail.
Koleksioni i parë, i quajtur “Seductress”, përfshin modele të ndryshme të brendshme si bustierë, tangë, brekë dhe mbajtëse, me çmime që variojnë dhe disa prej tyre janë shitur shpejt.
Sweeney e ka prezantuar linjën si një mesazh për empowerment të grave, duke theksuar se këto veshje janë për t’u ndjerë mirë me veten pa kërkuar aprovimin e të tjerëve.
Përveç fotosesioneve, ajo ka realizuar edhe një “stunt” marketingu që ka shkaktuar debat, duke vendosur sytjena dhe të brendshme mbi shenjën ikonike të Hollywood-it, një veprim që po shqyrtohet nga autoritetet për mundësi shkeljeje të rregullores.
Lançimi i SYRN ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të mbështetjes dhe investimeve nga emra të njohur në botën e financave.







