Në zonën e Selitës në Tiranë është zbuluar një arsenal armësh, i cili ishte i magazinuar në mënyrë të paligjshme.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona, të dyshuar për posedim dhe ruajtje të armëve pa leje.
Hetimet dhe veprimet procedurale po vijojnë nga forcat e rendit, ndërsa materialet e mbledhura janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.
Ndërkohë nëpërmjet një njoftimi olr shtyp Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë. Personat e arrestuar janë:
-G. N., 39 vjeç
-R. R., 48 vjeç
-K. C., 49 vjeç
-A. C., 45 vjeç
Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:
-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)
-Pjesë të ndryshme armësh
-Një armë gjahu
-Krehra dhe municion luftarak
-3 radio si ato të policisë
-Një jelek multifunksional
-9 celularë
Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.







