Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video në rrjetet sociale përmes së cilës nxjerr zbuluar mashtrimin e mediave të Rilindjes të cilët dje propaganduan se gjatë aktivitetit të zhvilluar në Strasburg, ku mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës i ishte ndërprerë fjala.
Në videon e publikuar, tregohet qartë se ndërprerja e fjalës është automatike dhe zbatohet njësoj për të gjithë folësit, pasi koha e përcaktuar për secilin është dy minuta. Kjo provon se ndërprerja nuk kishte asnjë lidhje me propagandën e mediave të qeverisë, të cilat raportuan se fjala e tij ishte ndërprerë me qëllim.
Berisha thekson se rregulli i kohës është standard për çdo folës dhe se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë procedurë.
“Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kurse në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike”, është shprehur Berisha ditën e djeshme në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Me publikimin e videos, kreu i PD hedh poshtë edhe një herë mashtrimin e mediave që e paraqitën situatën si një ndërprerje të qëllimshme të fjalës së tij, duke theksuar se procedura e ndjekur në Asamblenë Parlamentare është e njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit.







