Ballina Kronika Gjykata e Lartë vulos vendimin: 127 vite burg për autorët e vrasjes...

Gjykata e Lartë vulos vendimin: 127 vite burg për autorët e vrasjes së Bujar Sofisë

39
0

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e 5 prej autorëve që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë.

Kolegji penal la në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm në 16 shtator të 2024.

Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza u dënuan me nga 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie.

Pesë të akuzuarit u gjetën fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Jemin Shera i cili organizoi dhe dha urdhrin për vrasjen e biznesmenit është dënuar me 35 vite burg në mungesë.