Deti i trazuar dhe era e fortë me drejtim nga jugu kanë shkaktuar probleme të shumta në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Siç shihet në pamjet e fundit, zhavorri që ndodhej në kantierin e pjesës fundore të shëtitores, e cila është duke u punuar, ka mbuluar të gjithë hapësirën publike, duke penguar kalimtarët.
Era e fortë dhe deti kanë vërshuar në shëtitore duke shkatuar dëme të mëdha.
Në pjesën fundore të shëtitores “Taulantia”, afër Sfinksit, është planifikuar të zbatohet projekti i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Qëllimi i projektit të studios spanjolle, të themeluar nga arkitekti i famshëm Ricardo Bofill, është përmirësimi i aspektit viziv të kësaj hapësire publike.
Në ndërhyrjen që financohet nga BERZH dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit planifikohet, ndër të tjera, ndërtimi i një dallgëthyesi dhe zëvendësimi i bankinës së drunjtë me pergola betoni me lartësi mbi 2 metra.
Punimet nisën vitin e kaluar, por u ndërprenë për disa muaj, për të rinisur janarin e këtij viti.







